Black Eagle
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Black Eagle Gjithmon Me Ju!!!!
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  
identifikimi
Identifikimi:
Fjalëkalimi:
Më Identifiko Automatikisht: 
:: Harrova fjalkalimin
Kush është në linjë
1 Përdorues në Linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 1 vizitor

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 26 më Fri Dec 22, 2023 10:54 am
Top posters
Leutrimm
Z-Mobile, parajsa e komunikimeve ilegale Vote_lcap1Z-Mobile, parajsa e komunikimeve ilegale Voting_barZ-Mobile, parajsa e komunikimeve ilegale Vote_rcap1 
Diamant.I
Z-Mobile, parajsa e komunikimeve ilegale Vote_lcap1Z-Mobile, parajsa e komunikimeve ilegale Voting_barZ-Mobile, parajsa e komunikimeve ilegale Vote_rcap1 
bujar
Z-Mobile, parajsa e komunikimeve ilegale Vote_lcap1Z-Mobile, parajsa e komunikimeve ilegale Voting_barZ-Mobile, parajsa e komunikimeve ilegale Vote_rcap1 
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» shum shpejt do te ket edhe filma ne forum
Z-Mobile, parajsa e komunikimeve ilegale I_icon_minitimeSat Mar 06, 2010 2:20 pm nga bujar

» Plus Sound Record's
Z-Mobile, parajsa e komunikimeve ilegale I_icon_minitimeSat Mar 06, 2010 2:14 pm nga bujar

» Qfar mendimi keni per : [ 2012 ] : "Shkatrrimi i botes''
Z-Mobile, parajsa e komunikimeve ilegale I_icon_minitimeWed Mar 03, 2010 7:42 am nga Diamant.I

» Muzika Me Videoklip
Z-Mobile, parajsa e komunikimeve ilegale I_icon_minitimeWed Mar 03, 2010 7:39 am nga Diamant.I

» Haxhi Dede Reshat Bardhi, Rilindësi i Bektashizmit
Z-Mobile, parajsa e komunikimeve ilegale I_icon_minitimeWed Mar 03, 2010 7:30 am nga Diamant.I

» Ortodokset ne mbare boten festojne Krishtlindjet
Z-Mobile, parajsa e komunikimeve ilegale I_icon_minitimeWed Mar 03, 2010 7:29 am nga Diamant.I

» El-Hadary: Rooney më i miri në botë
Z-Mobile, parajsa e komunikimeve ilegale I_icon_minitimeWed Mar 03, 2010 7:06 am nga Diamant.I

» Pato pritet të kthehet kundër United
Z-Mobile, parajsa e komunikimeve ilegale I_icon_minitimeWed Mar 03, 2010 7:05 am nga Diamant.I

» Capello nuk ka dyshime për formën e Terryt
Z-Mobile, parajsa e komunikimeve ilegale I_icon_minitimeWed Mar 03, 2010 7:04 am nga Diamant.I

Social bookmarking
Social bookmarking reddit      

Bookmark and share the address of Black Eagle on your social bookmarking website

Bookmark and share the address of Black Eagle on your social bookmarking website
Keywords

 

 Z-Mobile, parajsa e komunikimeve ilegale

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Diamant.I




Numri i postimeve : 79
Join date : 17/02/2010
Location : Kosov

Z-Mobile, parajsa e komunikimeve ilegale Empty
MesazhTitulli: Z-Mobile, parajsa e komunikimeve ilegale   Z-Mobile, parajsa e komunikimeve ilegale I_icon_minitimeWed Feb 24, 2010 1:18 pm

Operatori virtual i telefonisë, Z Mobile, është shndërruar në parajsë të piraterisë. Numrat e këtij operatori e kanë rikthyer fuqishëm në skenë fenomenin “Sim to Sim”. Ata po i rrezikojnë seriozisht të hyrat e operatorit amë Vala dhe operatorit IPKO. Drejtori i PTK`së, Shyqyri Haxha është shumë i brengosur. IPKO ka filluar të marrë masa konkrete.
Fenomeni Sim to Sim, kohëve të fundit ka gjetur strehë në operatorin mobil virtual Z Mobile. Bash në kohën kur dy operatorët mobilë - Vala dhe IPKO ishin në kulmin e luftimit dhe minimizimit të këtij fenomeni. Operatori Z Mobile, po kërcënon seriozisht të hyrat e këtyre operatorëve me zhvillimin e kësaj piraterie. Për ta luftuar këtë fenomen, në Autoritetin Rregullativ të Telekomunikacionit ka arritur shkresa e parë kundër dukurisë Sim to Sim. Saktësisht kundër operatorit Z Mobile.

Vala, më herët i ka shitur Z Mobile`it numrat që fillojnë me 5 dhe 6 me prefiksin 045. E së voni, krejt numrat e regjistruar Sim to Sim, janë me këta dy numra. Vala ka lajmëruar se deri më tash ka zbuluar mbi 1 mijë e 800 numra Sim to Sim me numrat që fillojnë me 5 dhe 6. Lulëzimi i këtij fenomeni kohëve të fundit, i ka shqetësuar ata pa masë dhe kanë kërkuar ndihmë.

Drejtori i Postës dhe Telekomit të Kosovës, Shyqyri Haxha, ka mbetur në seri me zhvillimet e fundit me fenomenin Sim to sim.

“Ne jemi të shqetësuar kohëve të fundit me fenomenin Sim to Sim, i cili është në rritje e sipër”, tha drejtori Haxha. Për këtë, deklaroi ai, edhe kanë filluar një iniciativë për ta luftuar këtë fenomen. Haxha deklaroi se numri i kartelave të keqpërdorura ka arritur në 1 mijë e 800. Krejt këta numra, sipas tij, fillojnë me prefiksin 045 dhe nisin me numër 5 dhe 6.

“Rritja e fenomenit Sim to Sim po na vjen prej numrave të Z Mobile, të cilët ia ka ndarë kompania jonë më herët”.

Edhe Branko Babic, drejtor në kompaninë IPKO, shprehu revoltën e tij për këtë problem serioz. Ai deklaroi se IPKO është ballafaquar me problemin Sim to Sim në të kaluarën, por falë punës së madhe, këtë fenomen e kanë zbritur në përmasa jashtëzakonisht të ulëta.

Prandaj, në mënyrë strikte, thotë se nuk do të tolerojnë asnjë operator që të bëhet shkaktar i rënies së të hyrave të kompanisë për shkak të këtij fenomeni.

“Kemi vërejtur që një numër i madh i thirrjeve që vijnë nga jashtë Kosovës, realizohen përmes MVNO`s Z Mobile, dhe për këtë do ta kontaktojmë edhe ART`në, ku do të kërkojmë që të marrë masa”, tha Babic. Drejtori IPKO`s kërkon që të gjithë pjesëmarrësit në treg të jenë të përgjegjshëm në punën e tyre.

“Në anën tjetër, ne do t`i bllokojmë gjithë numrat e dyshimtë përmes të cilave realizohet Sim to Sim”. Thotë se i kanë bllokuar numrat e tyre dhe nuk do të hezitojnë aspak që të bllokojnë dhe marrim masa të ngjashme ndaj operatorëve të tjerë. Në bashkëpunim me telefoninë Vala, shtoi ai, kanë luftuar fenomenin Sim to Sim dhe ka dhënë rezultat.
Presin nivel të përgjegjësisë edhe ndaj të tjerëve.

“Ne tashmë kemi filluar të marrim masa konkrete në bllokimin e numrave”, thotë Babic.
Shefi i ART`së, Ekrem Hoxha, tashmë ka marrë shkresën e parë për të marrë masa ndaj këtij operatori virtual. Ai thotë se kanë filluar të merren në mënyrë intensive me këtë punë.

“Ne kemi marrë shkresat e para për këtë fenomen dhe dëmet që po krijon. Gjithashtu një operator ka bërë shkresë edhe për ndihmë në këtë fenomen, i cili po zhvillohet nga disa operatorë”, tha ai. Ai tha se janë në rendin e dytë për shkak se në fillim janë operatorët telefonikë dhe të internetit.

“Prandaj, ne jemi duke krijuar një infrastrukturë ligjore dhe besoj se me këtë shumë shpejt do t`i ndihmojmë operatorët për ta luftuar këtë fenomen”. ART-ja, përmes një grupi punues, është duke punuar rreth krijimit të një strategjie për luftimin e fenomenit Sim to Sim. Fenomeni Sim to sim, është bërë armik serioz i kompanive të telefonisë mobile në vend. Ky fenomen, vitin e kaluar ka goditur fort PTK`në duke ia ngritur humbjet në 16 milionë euro.

Sim to Sim, komunikim ilegal

Sistemi SIM to SIM mundëson komunikimin telefonik në atë mënyrë, që rrjeti ndërkombëtar telefonik mes dy shteteve zëvendësohet plotësisht me komunikim nëpërmjet rrjeteve ilegale. Ky marifet kurdiste përmes disa, të quajtura Sim boksa. /gazetaexpress/

thanks
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Z-Mobile, parajsa e komunikimeve ilegale
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Black Eagle :: Ekonomi Dhe Biznese-
Kërce tek: