Shefki Kuqi ka shënuar gol për t’i dhënë fitoren ekipit të tij Swansea në udhëtim te Derbi County në kuadër të takimit të ligës së dytë angleze.
Goli i Kuqit erdhi pjesën e dytë të ndeshjes, kur kosovari shënoi me kokë pas një harkimi të topit në zonë nga Angel Rangel.
Të dy ekipet e përfunduan ndeshjen me nga 10 lojtarë. Së pari në radhët e vendasve u largua Jay McEveley, ndërsa më pas te mysafirët Gorka Pintado.
Goli është i dyti i Kuqit në katër ndeshje për Swansea ku u transferua në janar nga Koblenz. Shqiptari shënoi javën e kaluar kundër ish-ekipit të tij, Crystal Palace.