Leutrimm Admin
Numri i postimeve : 106 Join date : 16/02/2010
| Titulli: Xavi kishte menduar të largohet nga Barcelona Thu Feb 18, 2010 11:46 am | |
| Mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez, disa herë gjatë karrierës së tij kishte menduar të largohet nga Nou Camp. Spanjolli ka kaluar gjithë karrierën e tij futbollistike në Barcelona, duke arritur t’iu bëjë ballë edhe momenteve jo të këndshme. “Shumë herë kam menduar të largohem nga Barcelona. Në vitet e hershme, kur zhvillohesha si lojtar dhe Pep ishte para meje, mendoja për këtë. Isha i ri në ekipin e parë në moshën 17 ose 18 vjeçare, dhe më lëndonin krahasimet me të”. “Disa vite më herët, e mendova atë përsëri. Gjërat nuk funksiononin, ishte era e Rijkaard. Nuk e di nëse klubi ndonjëherë ka synuar të më shesë mua”, ka thënë Xavi./Black Eagle/ | |
|